Bujanoc, Beograd, 18 shtator 2024. Gazetari i portalit “Bujanovaçke”, Nikolla Stevanoviq, ka marrë kërcënime të martën përmes një komenti në faqen e kësaj media në Facebook ,për shkak të komentit të një gazetari lidhur me lajmin për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.
Me këtë rast, është deklaruar Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë (APGS) me kumtesën si në vijim:
Një përdorues anonim pas profilit të “Vojvoda Mojmilov”, nën komentin e publikuar në faqen “Bujanovaçke” në Facebook, ka shkruar: “E ti pi*** gazetar mos harro ku je dhe ku e ke redaksinë. Ke kujdes si sillesh në të ardhmen. Merreni këtë si një paralajmërim të fundit civilizues”.
Foto: Komenti kërcënues i “Vojvode Mojmilov”
Kryeredaktori i “Bujanovaçkes” Nikolla Llaziq thotë për APGS se shpesh herë marrin komente negative dhe ofendime, por edhe se ka pasur disa kërcënime që sipas njohurive të tij nuk janë zgjidhur.
“Ky është një kërcënim i hapur. Sigurisht që nuk jemi rehat dhe ndihemi të rrezikuar. Ai nuk ka pse të vijë këtu me armë, por mjafton të frymëzojë dikë tjetër që të vijë të na thyejë xhamat ose të na kërcënojë e të na sulmojë në rrugë. Këtu ka një mjedis multietnik, është afër Kosovës dhe ka marrëdhënie serbo-shqiptare që janë komplekse. Këtu të gjithë njihemi në njëfarë mënyre”, thotë Llaziq dhe shton se kërcënimet e fundit janë raportuar edhe në Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë.
Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë dënon ashpër kërcënimet e drejtpërdrejta dhe rrezikimin e sigurisë së gazetarit Nikolla Stevanoviq. Kërkojmë nga institucionet kompetente që të reagojnë sa më shpejt, të zbulojnë dhe procedojnë personin që fshihet pas llogarisë së përmendur në Facebook.
Gjithashtu presim që kërcënimet e mëparshme drejtuar gazetarëve të redaksisë “Bujanovaçke” të zgjidhen sa më shpejt”.
NUNS i referohet deklaratës së fundit të ministrit përkatës:
“Ministri për Informim, Dejan Ristiq, së fundmi u mburr se numri i kërcënimeve ndaj gazetarëve është ulur në krahasim me një vit më parë, por ju kujtojmë se këto kërcënime janë serioze dhe janë rezultat i fushatave negative ndaj gazetarëve që kritikojnë qeverinë. Gjithashtu, institucionet kompetente ende nuk bëjnë sa duhet për të krijuar një mjedis të sigurt për ushtrimin e punës së gazetarisë, ndërsa mosndëshkimi për kërcënimet dhe refuzimin e raporteve vetëm sa mund të inkurajojë veprime të mëtejshme nga ata që duan të mbyllin gojën e gazetarëve”, thekson APGS.
Bujanovačke18. Sep 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostSOT NË PRESHEVË, MARSHI PROTESTUES I SHQIPTARËVE
Next PostMUSTAFI: SHQIPTARËT DUAN NË FSK E JO NË USHTRINË E SERBISË
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.