Bujanoc, 18 shtator 2024. – Ragmi Mustafi, kryetar i Degës së PVD-së në Bujanoc dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, thotë se “të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës” janë të gatshëm të bëhen pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, por jo edhe e Ushtrisë Serbe, transmeton Dukagjini.
Me rastin e njoftimeve për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, Mustafi tha se kjo do të ndikoj te shqiptarët e Luginës së Preshevës për t’u larguar nga vendi.
“Kjo shkaktoi frikë të madhe, e cila bëri që një numër i madh i të rinjve të largohen nga Lugina e Preshevës. Është vetëm një masë tjetër që do t’i detyrojë të rinjtë të largohen nga atje. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë shumë të gatshëm t’i bashkohen FSK-së, por jo edhe ushtrisë serbe”, ka thënë Mustafi.
MUSTAFI: SHQIPTARËT DUAN NË FSK E JO NË USHTRINË E SERBISË
Bujanovačke18. Sep 2024.FILLIMI, POLITIKË, Uncategorized @sq0
Previous Post
Next PostKRYESHEFI I ADMINISTRATËS KOMUNALE NGA STRUKTURA E RE, POR JO EDHE DREJTUESIT E DREJTORATEVE
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.