Bujanoc, 18 shtator 2024. (Foto nga arkivi) – Arrestohen B.M.(1981) dhe I.B.(1980) nga komuna e Preshevës, si të dyshuar për trafikim me migrantë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë duke tentuar t’i ikë policisë.
Të dyshuarit më 16 shtator kanë kryer tranzitin ilegal të shtatë migrantëve të në rrugën Kriva Fejë-Vranjska Banjë, ndërsa kur zyrtarë të Policisë së Vranjës kanë tentuar ta ndalojnë veturën në fshatin Korbevc, për të zbuluar vepër penale dhe kapjen e autorëve, i dyshuari B.M, në veturën e të cilit kishte migrantë, me një manovër të papritur të veturës i ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare dhe ka vënë në rrezik jetën dhe trupat e tyre dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi sot Prokuroria e Lartë Publike.
“Në aksionet për shmangien e lëndimit, ka pasu një shkrepje të pakontrolluar të një plumbi nga pushka zyrtare e punonjësit të policisë”, sipas VJT.
Ndaj të dyshuarit është nisur ndjekja policore dhe personi është gjetur me veturën në gropën e minierës “Grot” në Kriva Fejë, ndërsa migrantët janë larguar në drejtim të panjohur.
“Rrugës deri te gropa e minierës, patrulla e policisë gjeti trupin e një migranti pa funksione jetësore. Është kryer hetimi i vendit të ngjarjes, është urdhëruar autopsia e trupit të viktimës përmes Institutit të Mjekësisë Ligjore në Nish (gjetjet e të cilit priten), për të përcaktuar shkakun e vdekjes së migrantit.
Prokurori publik kujdestar i VJT ka urdhëruar ndalimin dhe ngritjen e kallëzimit penal ndaj B.M. dhe I.B. për veprën penale Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe trafikimin e njerëzve nga neni 350-të, parag. 3. në lidhje me parag. 2. KP, ndërsa për B.M. edhe për shkak të veprës penale Parandalimi i një zyrtari nga kryerja e detyrës zyrtare nga neni. 322. Parag. 3. në lidhje me para. 1. Të KP.
Të dyshuarit me kallëzim penal do të dëgjohen sot në PLV Vranjë.
Previous PostKRYESHEFI I ADMINISTRATËS KOMUNALE NGA STRUKTURA E RE, POR JO EDHE DREJTUESIT E DREJTORATEVE
Next PostPRITET RISHIKIM I BUXHETIT KOMUNAL, PAJAZITI AKUZON PUSHTETIN E MËPARSHËM PËR SHPENZIM TË PADESTINUAR NË VITIN ZGJEDHOR
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.