Bujanoc, 18 shtator 2024. – Këshilltarët e KK Bujanoc së shpejti do të kenë propozim për rishikim të buxhetit për këtë vit, i cili, sipas kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, ishte joreal dhe “i fryrë”. Kujtojmë se në fund të vitit 2023, shumica e atëhershme votoi për një buxhet rekord prej 2 miliardë dinarësh.
Pajaziti të martën ka nisur konsultimet për këtë temë me shfrytëzuesit buxhetorë për mënyrat sesi të gjithë të “mbijetojnë” deri në fund të vitit sa më pa dhimbje.
“Përfaqësuesve të enteve e ndërmarrjeve publike, shkollave dhe përdoruesve të tjerë u kam prezantuar gjendjen aktuale financiare të komunës, e cila nuk është aspak e kënaqshme, si rezultat i miratimit të një buxheti joreal nga qeveria e mëparshme dhe kontratave të lidhura pa mbulim, vetëm se ishte vit zgjedhor”, thotë Pajaziti.
Megjithatë, shtoi ai, ne theksuam këmbënguljen tonë për të mbyllur vitin kalendarik pa pasoja të mëdha dhe për të filluar më mirë nga e ardhmja.
Početna EKONOMI PRITET RISHIKIM I BUXHETIT KOMUNAL, PAJAZITI AKUZON PUSHTETIN E MËPARSHËM PËR SHPENZIM TË PADESTINUAR NË VITIN ZGJEDHOR
PRITET RISHIKIM I BUXHETIT KOMUNAL, PAJAZITI AKUZON PUSHTETIN E MËPARSHËM PËR SHPENZIM TË PADESTINUAR NË VITIN ZGJEDHOR
Bujanovačke18. Sep 2024.EKONOMI, FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostPRESHEVARË TË ARRESTUAR, GJENDET TRUPI I NJË MIGRANTI
Next PostKK BUJANOC: SHTËPIA E KULTURËS, BIBLIOTEKA DHE ORGANIZATA TURISTIKE BËHEN ME DREJTOR TË RINJË KËTË TË ENJTE
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.