Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 shtator 2024. Për shqiptarët nga Bujanoci dhe Medvegja do të organizohet transport për të marrë pjesë në marshin protestues të paraparë për sot në Preshevë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu u bëri thirrje pronarëve të kafeneve dhe kafiterive që të mbyllin lokalet e tyre gjatë marshit dhe t’i bashkohen protestës.
Këshilli i Shqiptarëve, i udhëhequr nga Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut dhe Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, po organizojnë protesta, siç pretendojnë ata, për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga shteti serb.
Protesta e parë u mbajt në Bujanoc më 12 gusht, dhjetë ditë pas konstituimit të pushtetit lokal dhe largimit të partive të Kamberit dhe Musliut në opozitë. Protesta është përkrahur nga Partia Demokratike e ish – kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi. Këto tri parti formuan koalicionin mbarëshqiptar që udhëhoqi komunën në katër vitet e mëparshme. LPD-ja e Musliut ka qenë në çdo qeveri gjatë 22 viteve të fundit, ndërsa Kamberi dhe Arifi kanë alternuar në krye të komunës.
Seria përfundoi me fitoren e opozitës shqiptare të mbledhur në Frontin për Ndryshim në zgjedhjet e qershorit, e cila më pas ra dakord për mazhorancën qeverisëse me listat serbe dhe rome. Kështu prapë Bujanoci fitoi qeveri multietnike.
Tri partitë e mposhtura megjithatë mohojnë se humbja e pushtetit në Bujanoc është arsyeja e organizimit të protestës.
Të dielën, Lutfiu ka bërë të ditur se tubimi i shqiptarëve të Bujanocit do të bëhet në qendër të qytetit nga ora 11:30 deri në ora 12:00, pas së cilës do të organizohet udhëtimi për në Preshevë.
Nisja nga Medvegja bëhet në orën 9:30.
– Bëjmë thirrje që të mbyllen lokalet dhe kafenetë në Preshevë dhe t’i bashkohemi marshimit. Të gjithë së bashku do të protestojmë për identitet dhe dinjitet. Për të tashmen dhe të ardhmen tonë – tha ai.
KRYETARI I KKSH-së: TË GJITHË NË PROTESTË, MBYLLNI KAFITERITË
Bujanovačke23. Sep 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostQEVERIA E SERBISË: CENTRALE DIELLORE EDHE NË KOMUNËN E BUJANOCIT
Next PostSOT NË PRESHEVË, MARSHI PROTESTUES I SHQIPTARËVE