Bujanoc, 24 shtator 2024. Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc dhe këshilltar në Kuvendin komunal të Bujanocit, Ragmi Mustafi, thotë se presidenti serb përpiqet ta minimizojë dhe deformojë realitetin kur flet për protestat e shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë.
– Ai përsërit narrativën se nuk ka shkelje të të drejtave të shqiptarëve shkelen të drejtat e shqiptarëve. Por, faktet në terren dhe përditshmëria e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e mohojnë plotësisht këtë”, ka thënë Mustafi, duke reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit.
Presidenti i Serbisë tha të hënën se “forcat e Kurtit po protestojnë sepse nuk arritën të formojnë qeverinë në Bujanoc”.
Mustafi thotë se deklarata e Vuçiqit i përshtatet narrativës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë Nenad Mitroviq, Dragan Stevanoviq Boskes dhe Dr. Stojança Arsiqit.
-Tensionet në këtë rajon tentojnë vazhdimisht t’i paraqesin sikur të ishin të sponsorizuara nga jashtë, duke fajësuar politikën e Prishtinës. Po ashtu, shqetësues është fakti që Arbër Pajaziti, kryetar i Komunës së Bujanocit, e ka mbështetur këtë histori me dokumente “sekret” që kanë për qëllim delegjitimimin e kërkesave të shqiptarëve – thotë Mustafi.
Ai theksoi se protestat e shqiptarëve nuk janë reflektim i zhvillimeve politike në Prishtinë, por reagim ndaj diskriminimit dhe shtypjes së vazhdueshme dhe sistematike të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
– Kërkesat për barazi dhe dinjitet janë të drejta të patjetërsueshme që çdo qytetar duhet t’i ketë në një vend të definuar si “demokratik” – përfundoi ai.
Početna FILLIMI MUSTAFI: PËRDITSHMËRIA E SHQIPTARËVE E DEMANTON NARRATIVIN E VUÇIQIT SE PROTESTAT JANË TË SPONSORIZUARA NGA KURTI
MUSTAFI: PËRDITSHMËRIA E SHQIPTARËVE E DEMANTON NARRATIVIN E VUÇIQIT SE PROTESTAT JANË TË SPONSORIZUARA NGA KURTI
Bujanovačke24. Sep 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostSTUDENTET NGA BUJANOCI MARRIN KONTRATAT PËR BURSAT NGA TRUPI KOORDINUES
Next PostPROTESTË E SHQIPTARËVE NË PRESHEVË, VENDOSEN TRANSPARENTE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, EDHE KËRKESA PËR KTHIMIN E GJYKATËS
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.