Bujanoc, 1 tetor 2024. (Foto nga arkivi) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se po i dëgjon me vëmendje të gjitha vërejtjet nga Presheva dhe Bujanoci dhe paralajmëroi se së shpejti do t’i vizitojë këto dy komuna.
I pyetur për dy protesta e shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, të mbajtura në gusht dhe shtator, Vuçiq përsëriti se bëhej fjalë për “demonstrata në lidhje me humbjen e pushtetit” të forcave pro-Kurtit (kryeministri i Kosovës Albin Kurti), veçmas në Bujanoc,”, raporton Beta.
Siç tha ai, atyre që protestojnë nuk u pëlqejnë shqiptarët në Bujanoc që janë me serbët në pushtet.
“Është çështje demokratike dhe ne nuk kemi asnjë problem, në vendin tonë, për dallim nga situata në Prishtinë, demokracia është e lejuar, në vendin tonë është normale që dikush të demonstrojë dhe ne nuk kemi problem kur demonstrojnë shqiptarët”, tha Vuçiq në Gjenevë.
Ai në përgjigjen e tij për gazetarin shqiptar ka përmendur se i dëgjon me vëmendje të gjitha vërejtjet e tyre dhe se beson se është më e rëndësishme që disa nga investitorët e mëdhenj të vijnë në Bujanoc, por edhe në Preshevë.
Ai përkujtoi se ishte në Preshevë (para disa vitesh) dhe se atëherë hapi maternitetin, ndërsa edhe disa herë ka qëndruar në Bujanoc dhe se ka punuar që fshatrat serbe dhe ato shqiptare të jenë të asfaltuara në mënyrë të barabartë.
– Së shpejti do të rinovojmë një shkollë dhe do të investojmë shumë para në një nga fshatrat shqiptare, do të vazhdojmë të investojmë para dhe të ndihmojmë njerëzit që jetojnë atje poshtë dhe të vazhdojmë jetën e përbashkët – tha Vuçiq.
Previous PostPAJAZITI ME ZJARRËFIKËSIT E BUJANOCIT: JU LUMTË DHE FALEMINDERIT DJEMA
Next PostNJË SHQIPTARE DHE NJË SERBE NGA VRANJA PUNËSOHEN NË GJYKATËN E BUJANOCIT