Bujanoc, 9 tetor 2024. – Përfaqësuesit e Departamentit politik të Ambasadës amerikane në Beograd, Nikolas Entz dhe Ksenija Llazoviq, kanë vizituar të martën Bujanocin dhe Preshevën dhe janë takuar me kryetarët e dy komunave, Arbër Pajaziti dhe Ardita Sinani. Në fokus të bisedës kanë qenë çështjet e të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi, kanë thënë Pajaziti dhe Sinani.
– Biseduam për ngjarjet politike në komunën tonë dhe më gjerë. Theksuam nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm me misionin diplomatik të këtij vendi, veçanërisht për të drejtat e minoriteteve, veçanërisht të shqiptarëve. Në fokus ishte edhe përkrahja e projekteve të ndryshme që ky shtet mik është i gatshëm t’i realizojë në Bujanoc – tha Pajaziti pas takimit.
Sipas Sinanit, temat e bisedës me zyrtarët e ambasadës amerikane kanë të bëjnë me të ardhmen e qytetarëve, ndërsa veçoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak të paralajmëruar, pasivizimin e vendbanimit të shqiptarëve dhe mosnjohjen e diplomave të Kosovës.
– Këto janë shkaqet kryesore të emigrimit të të rinjve tanë. Diskutuam edhe çështje të tjera kritike si mungesa e teksteve në gjuhën shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare, mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshjen e Konçulit e vitit 2001, rikonstruimi i Trupit Koordinues nga viti 2009 dhe Planit 7-pikësh të vitit 2013 si dhe mungesa e investimeve për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë – tha Sinani.
Ajo përfundoi se përfaqësuesit e Ambasadës treguan gatishmërinë e tyre për të avokuar për zgjidhjen e këtyre problemeve.
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostFILLON RINOVIMI I OBJEKTIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR
Next PostPAJAZITI ISH-PUSHTETARËVE: NGA JU KEMI TRASHËGUAR OBLIGIME PREJ 82 MILIONË DINARË, NDËRKAQ ARKËN ME MË PAK SE DY MILION DINARË NË TË