Bujanoc, 16 tetor 2024. – Çdo gjë ka çmimin e vet, përfshirë edhe patriotizmin. Kjo veçanërisht mund t’i referohet nënkryetarit të deritanishëm të komunës së Bujanocit, Shqiprim MusliuT, luftëtar i madh për të drejtat e shqiptarëve, atdhetarizmi i të cilit taksapaguesve – qytetarëve të Bujanocit po i kushton dhjetëra mijëra euro! Pa asnjë pikë turpi, ish-nënkryetari i komunës, e që prej dy muajsh këshilltari opozitar, Shqiprim Musliu, ka marrë me qira lokalet nga Shtëpia e Kulturës në Bujanoc dhe nuk e ka paguar qiranë. Ai, në ditën e sotme, i ka mbetur borxh entit publik Shtëpia e kulturës 2 milionë dinarë (17 mijë euro).
Kjo shumë, sipas të dhënave zyrtare nga Shtëpia e kulturës, ku si dëshmi kemi marrë edhe kartelat analitike, po kërkohet nga SUR Transit, pronar i së cilës ishte Musliu deri në mbylljen e këtij subjekti ekonomik, si dhe nga Lëvizja për Progres Demokratik (LPD), kryetar i së cilës është aktualisht.
Jozyrtarisht, borxhi i Musliut është për 1.1 milion dinarë më shumë, ngase, siç pretendohet nga shumë persona, ai është edhe pronar i vërtetë i kafenesë Exit, e cila ende funksionon në brenda hapësirës më të madhe të Shtëpisë së kulturës, në lokacionin më ekskluziv, në sheshin e Bujanocit. Megjithatë, Exit-i formalisht është në emër të një personi tjetër, përndryshe bashkëpartiak dhe shok i Shqiprimit.
Sipas të dhënave zyrtare që Bujanovaçke i ka marrë të mërkurën nga drejtori i Shtëpisë së kulturës, Adem Hasani, SUR Transit i Musliut i ka borxh 1.65 milionë dinarë për qira, ndërsa LPD-ja e Musliut, zyra e të cilit dikur ka qenë në një nga lokalet e këtij institucioni, ka borxh 355.000 dinarë.
Duke llogaritur borxhin e kafenesë Exit prej 1.1 milion dinarë, këshilltari Musliu i ka borxh Shtëpisë së kulturës 3.1 milion dinarë ose 26.500 euro. Nuk duhet të jeshë shumë i mençur për të arritur në përfundimin se ky luftëtar profesionist i çështjes shqiptare, falë funksionit të tij publik, duke mos shlyer detyrimet ndaj një institucioni publik, e futi këtë shumë në xhepin e tij.
Me fjalë të tjera, të paktën 26.500 euro kanë përfunduar në llogarinë private të të riut Shqiprim Musliu, në vend se të shkonin në llogarinë e Shtëpisë së kulturës.
Hasani, i cili së fundi u emërua ushtrues detyre i drejtorit, thotë se do të ndërmarrë hapa ligjorë për inkasimin e borxheve, por, siç thotë ai, duhet pasur parasysh çështjen e parashkrimit të kërkesave të caktuara.
Sipas drejtorit, Shtëpisë së Kulturës i detyrohen SUR Oscar – 3,2 milionë dhe STR Sela Roots – 1,4 milionë dinarë.
Lokalet e Shtëpisë së kulturës ishin në dispozicion të Musliut, sepse ky institucion për vite me radhë ishte çiflig i partisë së tij. Drejtorët e emëruar nga kreu i LPD-së lehtësuan edhe bashkimin e paligjshëm të ambienteve, mospagesën e qirasë. Për të gjitha këto Bujanovaçke kanë shkruar shumë herë.
Përndryshe, sipas të dhënave, gjithashtu, zyrtare, qiraja mujore për SUR Transit në vitin 2021 ishte 39.690 dinarë. Pas bashkimit të lokaleve, me siguri, qiraja u rrit në 75.000, aq sa është ngarkuar SUR Exit për çdo muaj. Mirëpo, për lokale të kësaj madhësie, në një lokacion të tillë, qiraja është ende shumë e ulët, thonë bashkëbiseduesit e Bujanovaçkes , njohës të kësaj çështje.
Početna FILLIMI BIZNES PATRIOTIZMI: MILIONA BORXHE TË SHQIPRIM MUSLIUT NDAJ SHTËPISË SË KULTURËS (TOP STORY)
BIZNES PATRIOTIZMI: MILIONA BORXHE TË SHQIPRIM MUSLIUT NDAJ SHTËPISË SË KULTURËS (TOP STORY)
Bujanovačke16. Oct 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostDIALOGU NDËRFETAR NË PRESHEVË
Next PostKËRKOBABIQ KËRKON PENSION TË GARANTUAR PËR GRATË E FSHATIT