Bujanoc, 15 tetor 2024. Gjatë aksionit ndërkombëtar shtatëditor të rritjes së kontrollit të trafikut që synon zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të përdorimit të paligjshëm të telefonave celularë nga drejtuesit e mjeteve, si dhe përdorimit të paligjshëm të celularëve apo kufjeve nga këmbësorët gjatë kalimit të rrugës, zyrtarët e policisë së trafikut rrugor kontrolluan më shumë se 61.000 automjete dhe kanë zbuluar gjithsej 14.113 kundërvajtje të ndryshme, bëhet e ditur nga Ministria e punëve të brendshme.
3657 drejtues automjetesh janë sanksionuar për përdorim të parregullt të celularit, ndërsa 852 këmbësorë janë sanksionuar për përdorim celular ose kufje gjatë kalimit të rrugës.
Gjithashtu, 9380 drejtues automjetesh dhe pasagjerë janë sanksionuar për mospërdorim të rripit të sigurisë.
Pjesëtarët e policisë rrugore, me qëllim të ruajtjes së situatës sa më të favorshme të sigurisë në komunikacion, në periudhën e ardhshme do të zbatojnë masa të kontrollit të shtuar, të cilat do të synojnë zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve që kanë ndikim më të madh në shfaqjen e aksidenteve në trafik, njoftoi Ministria e Brendshme.
Početna FILLIMI PËR PËRDORIM TELEFONI E VENDOSJE TË KUFJEVE, POLICIA E TRAFIKUT GJOBITË 850 KËMBËSORË
PËR PËRDORIM TELEFONI E VENDOSJE TË KUFJEVE, POLICIA E TRAFIKUT GJOBITË 850 KËMBËSORË
Bujanovačke16. Oct 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostEDHE NJË KONKURS NË KOMUNË: PUNËSIM NË KOHË TË PACAKTUAR PËR TRE PUNONJËS
Next PostMEGJITHATË, DANIJELLA TASIQ CVETKOVIQ KTHEHET NË PUNË