KËTO JANË LOKACIONET NË BUJANOC KU DO TË NDËRTOHEN CENTRALET SOLARE

Bujanoc, 22 tetor 2024. (Foto ilustrim) – Komuna e Bujanocit të martën ka shpallur shikimin publik të planit për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në fshatin Karadnik. Plani është ndërtimi i tre centraleve të tilla.
Zona ku është planifikuar ndërtimi i centraleve fotovoltaike Karadnik 1 (Great energy 1), në ngas. kad. nr. 1546; Karadnik 2 (Great energy 2) në pjesën e ngas. kad. nr. 1109/1 dhe Karadnik 3 (Great energy 3) në një pjesë të ngas. kad. nr. 1109/1, gjendet në veri-lindje të Bujanocit në komunën kadastrale të Karadnikut, përgjatë rrugës së pakategorizuar të shtruar me asfalt, e cila në pjesën perëndimore të saj shtrihet në KKd Rakoc, dhe në një pjesë jugore në KKd Sërpska kuqa.
– Centralet e planifikuara fotovoltaike janë rreth 7 km larg nga qendra e Bujanocit – thuhet në plan.
Kufiri i planit rregullues të detajuar për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në vendbanimin Karadnik të komunës së Bujanocit është 33.75 ha, përfshin kryesisht tokë bujqësore, një pjesë e saj është rrugë e pakategorizuar e asfaltuar, si dhe pjesë e objekti komercial “Agush gradnje shpk” nga Vranja.
– Zona e planifikuar ndodhet në zonën e prodhimit intensiv bujqësor dhe në veri-lindje kufizohet me tokën ndërtimore të vendbanimit Karadnik – thuhet në dokument.
Planin e plotë të rregullimit të detajuar të centraleve fotovoltaike në Karadnik mund ta shihni KËTU.
Komuna thekson se personat, organet dhe organizatat e interesuara juridike dhe fizike mund të dërgojnë komente me shkrim për Projektplanin për rregullimin e detajuar të centraleve fotovoltaike në vendbanimin Karadnik të Komunës së Bujanocit dhe Raportin për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedis të këtij plani në rrjedhën e inspektimit publik, në Administratën Komunale, Departamenti i Planifikimit Urban, Rruga Karagjorgje Petrovica 115, 17520 Bujanoc, ose direkt në zyrën e Administratës komunale të Bujanocit. Shikimi përfundon më 20 nëntor 2024.
Seanca publike e komisionit për plane do të mbahet më 21 nëntor në ora 10:00 në sallën e KK të Bujanocit.
Bujanovaçke ka shkruar se në muajin prill do të ketë një central solar në Karadnik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *