Bujanoc, Preshevë, 22 tetor 2024. (Foto FB) – Komuna e Preshevës ka shpallur thirrje publike për rehabilitim energjetik të shtëpive dhe banesave familjare, si pjesë e masave për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ka bërë të ditur kryetarja Ardita Sinani.
“Masat e rehabilitimit energjetikë do të zbatohen së bashku me kompanitë që merren me prodhim, shërbime dhe punë në këtë fushë, dhe qëllimi kryesor është, përveç efikasitetit, përmirësimi i kushteve të jetesës duke reduktuar mbeturinat energjetike përmes mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në publikimin e kryetares së Komunës së Preshevës.
Siç theksoi ajo, qytetarët mund të aplikojnë deri më 31 dhjetor 2024.
Ftojmë të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Sinani.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…