MIROSLLAV JOCIQ SHEF I RI I LOKAL I PARTISË SË MIKI ALLEKSIQIT NË BUJANOC

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 23 tetor 2024. Profesori i biologjisë Miroslav Jociq është lider i ri i Lëvizjes Popullore të Serbisë (LPS) të Mirosllav Alleksiqit në Bujanoc, siç thotë ai, e vetmja parti opozitare në komunë. Jociq pasoi Sasha Arsiqin në krye të LPS-së lokale, i cili u përjashtua nga partia për shkak të bashkëpunimit me përparimtarët.
– Unë jam në LPS që nga themelimi i saj, pra një vit, dhe në postin e komisionerit jam prej një muaj më parë – tha Jociq të mërkurën për portalin tonë.
LPS në Bujanoc, siç thotë ai, është e vetmja opozitë dhe do të luftojë si më parë kundër regjimit në pushtet.
– Bujanoci ka potencial të madh opozitar, siç e dëshmuan zgjedhjet e fundit, ku rreth 50 për qind e qytetarëve votuan kundër regjimit në pushtet. Tani po ata qytetarë ndihen të mashtruar, në fund të fundit, sikurse të gjithë anëtarët tanë, sepse e njëjta atmosferë ka ekzistuar edhe para zgjedhjeve dhe gjatë fushatës, ndërsa tani po bëhen gjëra krejtësisht të ndryshme – thotë Jociq dhe shton se numri i anëtarëve nuk është zvogëluar që nga koha e themelimit të lëvizjes, përkundrazi.
Ata duan, shpjegon ai, të krijojnë një grup të ri brenda LPS për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *