Bujanoc, 22 tetor 2024. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka takuar të martën drejtorin rajonal të arsimit të Bursës, Mehmet Faisal dhe zëvendësmenaxherin e arsimit të qarkut Osmangazi, Sezen Ozgur, për të diskutuar bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e arsimit.
Në takim morën pjesë drejtorët e katër shkollave simotra nga Turqia dhe katër shkollave nga Bujanoci dhe Presheva, si dhe koordinatori për arsim dhe kulturë në Bursa, Recep Gunduz.
“Kam pasur kënaqësinë të pres sot mysafirë nga Osmangazi në Turqi, të udhëhequr nga zoti Mehmet Faisal. Biseduam për bashkëpunim në fushën e arsimit, veçanërisht bashkëpunimin e ndërsjellë të mësimdhënësve të shkollave tona dhe atyre turke”, ka shkruar Pajaziti në Facebook.
Gjithashtu u diskutua, shtoi ai, për mundësitë e shkëmbimit të studentëve, si dhe për shkathtësitë profesionale në fusha të ndryshme në kuadër të arsimit dual.
“Të ftuarit na premtuan ndihmë me pajisje për shkollat tona në fushën e teknologjisë informative dhe digjitale. Turqia, si vend mik, gjithmonë ka mbështetur iniciativat për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë edhe ato infrastrukturore”, ka shtuar Pajaziti.
Pajaziti thekson se bashkëpunimi mes Bujanocit dhe Preshevës me Turqinë së shpejti do të hapë horizonte të reja që do të jenë forca shtytëse për përmirësimin e mirëqenies sonë.
Previous PostMIROSLLAV JOCIQ SHEF I RI I LOKAL I PARTISË SË MIKI ALLEKSIQIT NË BUJANOC
Next PostKËTO JANË LOKACIONET NË BUJANOC KU DO TË NDËRTOHEN CENTRALET SOLARE
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.