Bujanoc, 28. tetor 2024. Komuna e Bujanocit është ende në fund për sa i përket transparencës në mesin e të gjitha vetadministratave lokale në Serbi, sipas raportit të fundit të LTI-së për vitin 2024 të organizatës Transparency Serbia.
Bujanoci në këtë anketë është vlerësuar me zero në shumicën e 95 indikatorëve (pyetjeve) që përkojnë me transparencën në punë, dhe kështu me 29 pikë indeksimi është në vendin e 143-të në listën prej 145 qyteteve dhe komunave në vend. Bujanovaçke ka shkruar pafundësisht për jotransparencën e pushtetit komunal në krye me Nagip Arifin ndërsa rezultatet e hulumtimit e kanë vërtetuar këtë. Ndryshimi i qeverisë u bë në fund të korrikut.
Bujanoci ka marrë zero pikë sa i përket transparencës së vendimeve të Kuvendit, shpjegimit të buxhetit apo transparencës së të dhënave për tenderët dhe dokumentacionin e tenderit.
Në raportin e fundit, komuna e Preshevës bindshëm është në vendin e fundit (145) me vetëm 9 pikë LTI. Përveç Bujanocit dhe Preshevës, në kategorinë e komunave me vlerësimin më të keqë janë edhe Svillajnaci, Kovaçica dhe Gaxhin Han.
Vetëqeverisja lokale më e hapur në rrethin e Pçinjit është Vranja në vendin e shtatë, e ndjekur nga Vladiçin Hani në vendin e 17-të.
Qeveritë lokale më transparente në vitin 2024 janë Novi Pazari, Veliko Gradishte, Kanjizha, Leskocu dhe Sombori.
KOMUNA E BUJANOCIT SËRISH PREKË FUNDIN PËR NGA TRANSPARENCA
Bujanovačke28. Oct 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNAKIQIT DHE TËRSHËS MIRËNJOHJE NGA BL LLOPARDINCË: JANË ME NE NË ÇDO AKSION
Next PostKRYEMINISTRI VUÇEVIQ: SHTETI NUK ËSHTË FAJTOR PËR ÇMIMET E LARTA TË ARTIKUJVE USHQIMOR
Related articles
BUJANOCASIT PRESIN VITIN E RI NË SHTËPI, ANKETA ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Bujanovačke26. Dec 2024.