Bujanoc, 28. tetor 2024. (Foto nga arkivi) – Shteti nuk është fajtor për çmimet e larta të produkteve ushqimore, por tregtarët duhet të vijnë në vete, tha të hënën kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq. Kryeministri vlerëson gjithashtu se është e gabuar që tregtarët t’i “rrjepin qytetarët”.
Në një paraqitje në TV Pink, Vuçeviq tha se xhiroja vjetore në dyqanet serbe është pesë miliardë euro dhe se kjo është vlera e një të tretës së buxhetit të shtetit.
– Askush nuk është kundër ekonomisë së tregut, por ne nuk pajtohemi me kartele – shtoi ai, transmeton N1.
Ai tha se shteti do të bëjë kontroll mbi punën e farmacive në lidhje me mënyrën e përcaktimit të çmimeve.
– Do të shohim se si i vendosin çmimet farmacitë, për të parë nëse vërtet ilaçi kushton aq sa paguajnë qytetarët – tha ai.
Ai tha se nuk diskutohet që farmacitë të bëjnë para, por “jo pesë apo dhjetë herë më shumë”.
– Uleni pak grykësinë. Tortën nuk mund ta hash vetëm – tha Vuçeviq.
Ai po ashtu tha se Serbia e ka ndalur inflacionin dhe se pret që ai të jetë katër për qind në bazë vjetore.
Početna EKONOMI KRYEMINISTRI VUÇEVIQ: SHTETI NUK ËSHTË FAJTOR PËR ÇMIMET E LARTA TË ARTIKUJVE USHQIMOR
KRYEMINISTRI VUÇEVIQ: SHTETI NUK ËSHTË FAJTOR PËR ÇMIMET E LARTA TË ARTIKUJVE USHQIMOR
Bujanovačke28. Oct 2024.EKONOMI, FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostKOMUNA E BUJANOCIT SËRISH PREKË FUNDIN PËR NGA TRANSPARENCA
Next PostKKSH: KONKURS PËR BUJQIT SHQIPTARË, NUK KA URGJENCË
Related articles
STACIONI I AUTOBUSËVE NË BEOGRAD PËR PASAGJERËT JUGOR, PA OBJEKT DHE PËRMBAJTJE KOMERCIALE
Bujanovačke12. Nov 2024.