NAKIQIT DHE TËRSHËS MIRËNJOHJE NGA BL LLOPARDINCË: JANË ME NE NË ÇDO AKSION

Bujanoc, 28. tetor 2024. Për kontributin vetëmohues dhe pjesëmarrjen në mbledhjen e ndihmave humanitare për Jabllanicën në Bosnje dhe Hercegovinë, Bashkësia lokale Llopardincë falënderon pronarin e tavernës në Levosojë, Nenad Nakiq dhe Oliver Tërsha Trajkoviqin nga Bujanoci.
– Ata marrin pjesë në çdo aksion që organizon fshati ynë, edhe pse nuk janë nga fshati ynë. Ata blenë mjete shkollore për fëmijët në Jabllanicë dhe rregullisht paguajnë darkat për banorët tanë të merituar. I jemi mirënjohës këtyre njerëzve të mirë dhe humanë, të cilët janë shembull për të gjithë ne dhe besojmë se do të jenë pranë nesh edhe në të ardhmen dhe do të mbështesin çdo veprim tonë – thonë nga Bashkësia lokale e Llopardincës.
Kujtojmë se në mesin e muajit tetor, banorët e fshatit Llopardincë afër Bujanocit kanë grumbulluar ndihma humanitare për banorët e Jabllanicës në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët janë prekur nga vërshimet e tmerrshme. Ata dorëzuan një sasi të madhe rrobash, mjete shkollore, lodra dhe pallto dimërore kryetarit të Bashkësisë Lokale të Jabllanicës, Bakir Tufek, i cili shpërndau ndihmë për ata që kanë nevojë më shumë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *