Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29 tetor 2024. E pistë është ajo qeverisje e cila udhëheq me punën e një komune , e që për shkak të mënyrës së ushtrimit të qeverisjes na del e fundit për nga transparenca. Një qeverisje e tillë është një mjet privat në duart e grupeve të pangopura, jo një shërbim për qytetarët. Një qeveri e tillë nuk ka vullnet për të qenë e hapur dhe e ndershme. Një qeverisje e tillë i mban qytetarët në errësirë, nuk tregon përgjegjësi ndaj tyre, thuhet në diagnozën e Ragmi Mustafit – kryetar i Degës së Partisë për veprim demokratik (PVD) në Bujanoc, pasi portali ynë publikoi shkrimin për një tjetër renditje në fund të listës për transparencë të Komunës së Bujanocit.
Edhe pse si ficus i Arifit, sidoqoftë PVD e Mustafit ishte pikërisht në një qeverisje të tillë.
Dispozitivi i këtyre rreshtave në të vërtetë është “dajxhest” i një panegjyriku të Mustafit në facebook , ndërsa për ilustrim përdorej teksti i Bujanovaçkes i publikuar të hënën.
Opozitari Mustafi, deri dje në pushtet, thotë se ka kaluar koha e justifikimeve – transparenca nuk është luks, thotë ai, por domosdoshmëri, sepse pa transparencë nuk ka zhvillim e drejtësi.
Z. Mustafi, bëni me sy dy herë nëse jeni i kapur – për të parafrazuar një dialog të shpeshtë filmi.
Se qeverisja e Arifit – Kamberit – Muslit ishte e keqe, e pranojnë edhe bashkëpartiakëte Mustafit.
“Më duket se po flet dikush tjetër, jo ai Ragmiu që njoh. Mostransparenca është trashëgimi e qeverisjes së Nagipit, ndërsa Ragmiu po harron do të duhej të kritikohej edhe ai, edhe pse ne ishim në koalicion”, ka komentuar një anëtar i PVD-së, i cili ka dashur të mbetet anonim për Bujanovaçken.
Nuk ka asnjë dilemë se përgjegjësia për ish-qeverisjen ishte gjëja e fundit. Koalicioni Arifi – Kamberi – Musli erdhi në pushtet në vitin 2020 dhe aty fillon theqafja. Vetëm pas një viti në pushtet Bujanoci rangohet në vendin e 144 nga 145 qeverisje lokale, të cilat monitorohen nga organizata Transparency Serbia për raportin vjetor të LTI-së për transparencë. Fundi është rezervuar edhe për dy vitet e ardhshme, por edhe edhe tani në raportin për 2024-ën.
Pushtetarit Mustafi nuk i pengonte fundi, as nuk pati fjalime për qeverisje të keqe.
Për të hequr çdo dyshim se e kujt është përgjegjësia, në këtë vit zgjedhor Bujanovaçke kërkoi shpjegime nga organizata Transparency Serbia.
Zlatko Miniq nga kjo organizatë tha për portalin tonë se të dhënat për pushtetin lokal, përfshirë Bujanocin, janë mbledhur në muajt prill, maj dhe korrik.
Pra, gjithësesi se të dhënat janë grumbulluar deri sa komuna qeverisjes nga treshja Arifi – Kamberi – Musli, gjegjësisht koalicioni Partia Demokratike – Partia për Veprim Demokratik – Lëvizja për progres Demokratik, i cila ishte në pushtet deri në në fillim të gushtit.
Mustafi i quajti “dështakë”, në fjalimin e tij mbi pushtetin e pistë.
Përndryshe zotëri Mustafi konsiderohet si një njeri i matur dhe i kthjelltë që nuk është i prirur ndaj dehësve. Me publikimin e tij, si personalitet shumështresor, deri diku i vuri në dyshim këto epitete, ndaj nuk dihet me siguri nëse po flet Ragmi Mustafi, kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi – kandidat për kryetar të komunës, Ragmi Mustafi – këshilltar special i zëvendëskryeministrit të Kosovës Bislimi apo, thjesht, ndonjë Ragmi Mustafi tjetër, jo mjaftueshëm i kuptueshëm as për vete, e lëre më për të a.q. publikun e gjerë.
Andaj:
Zoti Mustafi, bëni me sy nëse jeni i kapur.