Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 31. tetor 2024. Për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Qeveria e Kosovës do të ndajë 4 milionë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Fondi për shqiptarët do të rritet me një milion euro krahasuar me këtë vit.
Sinani tha të mërkurën se ky është “një hap i madh për Luginën e Preshevës”, siç e quajnë shqiptarët zonën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Sipas saj, vendimi për rritjen e fondit nga Prishtina është marrë pas letrës së saj drejtuar kryeministrit të Kosovës Kurti.
-Pas letrës që i dërgova kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës, u miratua një vendim historik i cili për vitin 2025e rriti mbështetjen në 4 milionë euro. Mjetet nga fondi do të investohen në arsim, kulturë, sport, si dhe në fusha të rëndësishme si bujqësia dhe blegtoria – tha Sinani.
Ky, thotë ajo, është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillim ekonomik dhe sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.
-Me këtë lloj mbështetjeje do të forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe do të investojmë në të ardhmen e rinisë sonë. Jemi të bindur se me përpjekjet e Qeverisë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Luginën dhe qytetarët e saj. Së bashku mund të arrijmë gjithçka – përfundoi Sinani.
Konkurset për ndarjen e mjeteve nga ky fond procedohen nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH). Të mërkurën është hapur konkursi për fermerë për të cilin ka shkruar Bujanovaçke.