Ky artikull është përditësuar më 2 nëntor 2024
Novi Sad, 1. nëntor 2024. (Foto 021) – Mbluoja me terracë xhami ka rënë nga ndërtesa e stacionit hekurudhor në Novi Sad rreth mesditës së sotme dhe dyshohet se ka shumë të lënduar të tjerë. Jozyrtarisht, të paktën një person ka mbetur i vdekur. Dyshohet se ka më shumë të vdekur dhe të plagosur rëndë, raporton portali 021.
Nga pjesa e parme e objektit të Stacionit hekurudhorë ka rënë mbuloja, e cila është e ndërtuar nga xhami, shufrave prej hekuri dhe pjesëve të betonit.
Siç raporton gazetari i 021.rs nga Stacioni Hekurudhor, në terren ndodhen dhjetëra njësi të ambulancës, policisë dhe zjarrfikëve.
Bilanci i aksidentit është 14 të vdekur dhe tre të plagosur, tha ministri Ivica Daçiq. Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat një vajzë dhe një grua të moshuar. Tre të lënduar në QK Vojvodina janë në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për jetën e tyre. Të shtunën në të gjithë Serbinë është shpallur ditë zie, ndërsa në Novi Sad për tre ditë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar përgjegjësi politike dhe penale dhe ka bërë të ditur se në aksident ka humbur jetën edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, transmeton N1.
TRAGJEDI E MADHE NË STACIONIN HEKURUDHORË NË NOVI SAD
Bujanovačke2. Nov 2024.FILLIMI, KRONIKË, SHOQËRI0
Previous PostMILIONAT ARRIJNË EDHE NË BUJANOC, SOT FILLON PAGESA
Next PostDITË ZIE NË SERBI PËR SHKAK TË TRAGJEDISË NË NOVI SAD