Bujanoc, 4. nëntor 2024. – Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafi, i tha zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin se do ta padit edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Mustafi ka reaguar pasi Gjykata e Supreme e Kasacionit ka rrëzuar padinë ndaj Vulin për gjuhë të dyshuar të urrejtjes ndaj shqiptarëve.
– Kur Gjykata e Lartë e Serbisë zgjedh të mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës urrejtjeje të zëvendëskryeministrit Aleksandër Vulin, ajo nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr në dritë realitetin e hidhur: sistemi gjyqësor në Serbi vazhdon të mbahet peng nga politika, duke mbrojtur ata që nxisin përçarje dhe urrejtje ndaj shqiptarëve – deklaroi Mustafi të hënën kur publikoi aktgjykimin e Gjykatës Supreme të nëntorit të vitit të kaluar.
Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar revidimin e paditësit Ragmi Mustafa, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Beograd.
Mustafi thotë se termi “shiftar” i përdorur nga Vulin si ministër i Mbrojtjes nuk është thjesht një fjalë, por tentativë për të ulur dinjitetin e shqiptarëve, për t’i margjinalizuar, për t’i kriminalizuar dhe për të çuar në ndarje të thella etnike.
“Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, radha është e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, dhe akti përfundimtar i plotëson të gjitha kushtet ligjore që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të bëhet destinacioni ynë i radhës”, ka thënë ndër të tjera Mustafi. .
Previous PostTEATRI NGA BUJANOCI SHKON NË DIMITROVGRAD, MERRË PJESË NË FESTIVALIN FESTIVALIN BALLKANIK
Next PostPROTESTA E SHQIPTARËVE: NUK KA FAMILJE QË NUK ËSHTË PREKUR NGA KJO MASË