Bujanoc, 6. nëntor 2024. N. A. (1988) nga rrethina e Preshevës është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vepra penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkatërrim dhe dëmtim i sendeve të huaja. Ai dyshohet se kërcënoi një zyrtarë policorë dhe theu një televizor në pikën policore.
Siç njoftoi sot policia, N.A. dyshohet se të martën në mbrëmje, në afërsi të Pikës policore në Miratoc, pasi policia e ka ndalur veturën “Dacia”, në të cilën ishte pasagjeri, ky i fundite ka kërcënuar dhe ofenduar policin, e më pas ka hyrë në objekt dhe ka thyer televizorin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.
Previous PostAPELACIONI KONFIRMON, ARBITRARITETIN E NAGIPIT NDAJ BUJANOVAÇKES DO TA PAGUAJNË TË GJITHË QYTETARËT
Next PostKËSHILLI PËR TË DREJTAT E NJERIUT: INTEGRIMI I SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONE PROCESI MË I DËSHTUAR