Bujanoc, 22. nëntor 2024. – Pushteti lokal ndalon reklamimin e kazinove dhe pikave të basteve dhe se tashmë ka hequr nga sheshi billbordet dhe tabelat. Ndalesa i referohet veçanërisht sheshit dhe qendrës së qytetit, rrethinave të shkollave dhe ndërtesave fetare. Ndalimi do të jetë i vlefshëm për të gjithë qytetin dhe së shpejti do të hyjë në fuqi Rregullorja e ndalimit.
Kryetari Arbër Paiaziti thotë se kushdo që nuk respekton dekretin do të përballet me dënime drakonike.
“Ne si pushtet lokal kemi vendosur që tani e tutje sheshi i qytetit të mos përdoret në asnjë mënyrë për të reklamuar biznese që promovojnë lojërat e fatit, basteve e të ngjashme. Filluam në qendër, dhe së shpejti do të hiqen panelet reklamuese nga i gjithë qyteti, veçanërisht ato me ndriçim”, thotë Pajaziti.
Siç tha ai, kujdes i veçantë do të tregohet që reklama të tilla të mos shfaqen pranë shkollave dhe ambienteve rekreative.
Komuna e Bujanocit ndalon reklamimin e kazinove dhe pikave të basteve
Bujanovačke23. Nov 2024.Uncategorized @sq0
Previous PostKUVENDI I KOSOVËS VENDOSË: 4 MILIONË EURO PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË
Next PostPARALAJMËRIM SINOPTIK PËR JUGUN E SERBISË: BORË DHE ERËRA TË FORTA