Bujanoc, Leskoc, 27. nëntor 2024. (Foto ilustrim) – Tragjedi dhe tmerr në Leskoc! Një nxënës i klasës së tretë të Shkollës së Tekstilit nga Leskoci vdiq pasi u rrah te Shkolla e kimisë, rreth orës 14:00, njoftoi RTS.
Siç tha për RTS-në Dr. Nebojsha Dimitrijeviq, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Leskocit, një i ri, i lindur në vitin 2007, është sjellë në Qendrën Urgjente pa ndjenja, pa puls, me presion që nuk mund të matej.
Menjëherë ka filluar reanimacioni intensiv, por fatkeqësisht vdekja ka ndodhur në orën 15:45, tha doktor Dimitrijeviq.
Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Siç mëson jozyrtarisht RTS, nxënësi A.I është rrahur me shufra metalike nga dy të rinjë.
Policia nuk ka dhënë detaje rreth hetimit.
Sipas drejtorit të Qendrës për punë sociale, Predrag Momçiloviq, i riu ka dhjetë vjet që është në një familje kujdestare në Leskovc, përndryshe është nga rrethina e atij qyteti.
TRAGJEDIA NË LESKOC. NXËNËSI RRAHET PËR VDEKJE ME SHUFRA METALI
Bujanovačke28. Nov 2024.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostKËTO BIZNESE NGA BUJANOCI DO TË MARRIN EDHE 12.5 MILIONË DINARË NGA TRUPI KOORDINUES
Next PostMITROVIQ DHE PËRFAQËSUESIT E KOMUNAVE BISEDOJNË PËR PARATË NGA TRUPI KOORDINUES