Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29. nëntor 2024. Treni kalon, trau i sigurisë në vendkalimin e nivelit qëndron ngritur, sinjalizimi me dritë nuk funksionon – kjo është një skenë horror nga vendkalimi në nivel në fshatin Ristoc afër Bujanocit, që ndjellë tragjedi.
Është vendkalim hekurudhor në rrugën nga Ristoci për në fshatin Zhbevc të komunës së Bujanocit.
Për shkak të kalimit krejtësisht të pasiguruar, banorët lokal përmes portalit Bujanovaçke kanë kërkuar të premten reagimin më urgjent nga autoritetet, sa nuk është vonë, siç thonë ata.
Ata i kanë dërguar Bujanovaçkes edhe një video të incizuar mbrëmjen e 28 nëntorit, e cila vërteton pretendimet e tyre.
– Kjo ka ndodhur edhe më parë. Trau qëndron i ngrutur edhe kur treni kalon. Nëse publikoni, ndoshta dikush do të shohë, dëgjojë, reagojë – thotë një lexues i portalit tonë përmes Njofto Bujanovaçken.
Bujanovaçke kontaktoi kompaninë Infrastruktura Hekurudhat e Serbisë dhe kërkoi përgjigje në pyetjen se kur do të reagojnë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…