Srpska Kuća

PASTROHET TERENI NGA MINAT PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT AFËR SËRPSKA KUQËS

Bujanoc, 3. dhjetor 2024. – Lokacioni afër Sërpska kuqës në komunën e Bujanocit, ku do të ndërtohen centrali solar elektrik, fillimisht do të pastrohet nga minat e mbetura, gjegjësisht nga mjetet shpërthyese. Ministria e Minierave dhe Energjetikës ka shpallur tender për pastrimin e zonave të dyshimta nga MSHL (mbetje shpërthyese të luftës) në lokacionet e planifikuara për ndërtimin e termocentraleve diellore të vetëbalancuara.
Bëhet fjalë për dy lokacione, në komunën e Bujanocit dhe të Lebanit, ndërsa vlera llogaritet në 982 milionë dinarë. Pastrimi i zonave të dyshimta nga mjetet shpërthyese është planifikuar në lokacionin afër Sërpska Kuqës në komunën e Bujanocit dhe lokacionin e fshatit Boshnjace në komunën e Lebanit, shkruan Ekapija.
Sipërfaqja që do të pastrohet afër Sërpska Kuqës është 701,260 m2, ndërsa afër Lebanit 1.268.000 m2.
Afati i fundit për aplikim për tender është data 8 janar 2025.
Kujtojmë se në tetor, Ministrja e Minierave dhe Energjisë Dubravka Gjedoviq Handanoviq dhe Drejtori i Përgjithshëm i Elektroprivreda Srbije Dushan Zhivkoviq nënshkruan një kontratë me konsorciumin e kompanive Hyundai Engineering dhe UGT Renewables për zbatimin e projektit për ndërtimin e centraleve diellore vetëbalansuese në Serbi. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit pa menaxhim dhe mirëmbajtje të centraleve diellore të vetëbalancuara me kapacitet të lartë, me fuqi totale të instaluar të paktën 1.000 MWAC/1.200 MWDC me sisteme baterish për ruajtjen e energjisë elektrike me fuqi totale të instaluar maksimumi 200 MW/400 MWh.
Në shtator, Qeveria mori vendim për krijimin e Planit Hapësinor të zonës me qëllim të veçantë për projektin strategjik të ndërtimit të centraleve diellore të vetëbalancuara me kapacitet të madh me sistem baterish për ruajtjen e energjisë elektrike. Ky projekt do të përfshijë pjesë të territoreve të qyteteve Zajeçar dhe Leskoc, si dhe komunat e Bujanocit, Lebanit, Negotinit dhe Oxhacit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *