Klinički centar Niš

DENONCIM NDAJ MJEKUT PËR SHKAK TË VDEKJES SË FOSHNJES

Bujanoc, Nish, 4. dhjetor 2024. – Një çift nga Nishi ka bërë kallëzim penal kundër mjekut të Klinikës Gjinekologjike të Nishit për vdekjen e foshnjës së tyre. Qendra Klinike Universitare e Nishit liroi nga detyra mjeken e cila ishte drejtuese e ekipit gjatë lindjes.
Kallëzim penal për vdekjen e foshnjës është parashtruar në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa është adresuar kundër mjekëve dhe punonjësve të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë për ofrim të pakujdesshëm të kujdesit mjekësor, që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e foshnjës, raporton RTS.
Sipas fjalëve të gruas nga Nishi, shtatzënia e saj ka qenë normale deri më 19 nëntor, kur për shkak të terminit është paraqitur në maternitet.
Në kallëzim penal thuhet se gjatë disa ekzaminimeve nuk është konstatuar gjendja e lëngut amniotik dhe se edhe pse është propozuar një operacion cezarian, nuk është kryer në kohë.
Qendra Klinike Universitare në Nish njoftoi se mjekja e cila ishte drejtuese e ekipit në momentin e lindjes është shkarkuar nga pozita e shefit të departamentit. Gjithashtu, QKU Nish njofton se është iniciuar mbikëqyrja e brendshme profesionale. Procedura është duke vazhduar, ndërsa pritet raporti i autopsisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *