FK Trnovac

MË SË SHUMTI PARA TË KOMUNËS, SËRISH PËR TËRNOCIN

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. dhjetor 2024. Klubi futbollistik i Tërnocit edhe këtë vit do të marrë më së shumti para nga Komuna e Bujanocit, në konkursin për financimin e sportit – 700 mijë dinarë. KF BSK, i cili garon në një rang më të lartë, do të marrë dukshëm më pak para – 280.000 dinarë. Klubi i hendbollit BSK Heba, ekipi i vetëm bujanocas që garon në ligën e parë, i janë ndarë vetëm 240.000 dinarë.
Gjatë shpërndarjes së parave duket sheshit që komisioni komunal i është përmbajtur çelësit etnik, parimit të famshëm 60:40, kështu që klubet shqiptare, së bashku me një klub rom, kanë marrë gjithsej 1.8 milionë dinarë, kurse ato serbe 1.2 milionë dinarë, nga gjithsej 3 milionë. Sërish tërnocasit do të marrin më shumë para.
Shpërndarja e parave sipas këtij parimi ka sjellë palogjikshmëri nëse udhëhiqej nga kriteret sportive.
Disproporcioni është më i theksuar në futboll, ku KF Tërnoci, si anëtar i ligës më të ulët të Pçinjës merr 700 mijë dinarë, kurse BSK që luan në nivelin më të lartë të Zonës Jug vetëm 280 mijë dinarë. Klubet serbe, Levosoje dhe Vihor (Zhbevcë), të cilat garojnë në të njëjtën ligë me Tërnocin, do të marrin shuma shtatë herë më të vogla – nga 100.000 secili. Për KF Besa janë ndarë 400 mijë dinarë.
Dhe nuk mbaron me kaq.
Klubi i romëve në futboll të vogël “Zufo” luan në Ligën e Tretë të Futsalit dhe do të marrë 300.000, ndërsa BSK në të njëjtën ligë ka marë pothuajse dy herë më shumë – 170.000.
Dallimi mes klubeve të karatesë është edhe më i madh, kështu që 200.000 dinarë shkojnë për KK Besa shqiptare, ndërsa katër herë më pak për BSK-në serbe.
Klubet fillimisht duhej të merrnin 6 milionë, por për shkak të rishikimit të buxhetit dhe për shkak të arkës bosh të trashëguar nga qeverisja e mëparshme komunale, kjo shumë u përgjysmua.
Kjo ndarje e parave është ende vetëm propozim i komisionit kompetent dhe është e nevojshme që të zyrtarizohet nga Këshilli Komunal.

Polemika dhe protesta të shumta nga klubet serbe pasuan disa gara të mëparshme, të cilat Bujanovačke i raportoi publikut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *