Bujanoc, 5. dhjetor 2024. (Foto nga arkivi) – Fillimisht furnizimi me ujë, heqja e deponive të egra, më shumë kontejnerë, fabrika të reja, tekste falas dhe transport për nxënësit, ndihmë financiare për familjet e varfra… këto janë propozimet e bashkëqytetarëve tanë të pyetur se për çfarë të shpenzohen paratë e buxhetin komunal.
Furnizimi me ujë është prioritet për shumë nga lexuesit tanë.
Pushteti komunal në Bujanoc dëshiron të dëgjojë mendimin e të gjithë qytetarëve se ku do të shpenzohen paratë e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe për këtë të martën ka lansuar një anketë në ueb faqen e komunës ndërsa e njëjta pyetje është postuar edhe në profilin e Bujanovaçkes në facebook.
“Furnizimi i rregullt dhe i mjaftueshëm me uj në të gjithë komunën tonë. Renovimi i kishave dhe xhamive dhe objekteve të tjera fetare. Kontejnerë në çdo fshat. Një komunë pa qen endacakë. Shpërndarja e barabartë dhe e drejtë e parave për klubet sportive dhe shoqëritë kulturore. Pa ndarje në përkatësi fetare dhe kombëtare. Ndihma financiare për familjet e varfra dhe familjet me tre ose më shumë fëmijë. Bursa më të mëdha për studentët më të suksesshëm. Tekste falas dhe transport falas për nxënësit”, janë disa nga propozimet e lexuesit tonë, Miroslav Veliçkoviq.
Shumë lexues renditën si prioritet hapjen e të paktën një fabrike dhe punësimin e një numri më të madh njerëzish, që të rinjtë tanë të mos ikin jashtë vendit.
Krahas këtyre, ka pasur edhe propozime për të ndërtuar një parking të madh në vendin e Gumoplastikës së vjetër, si dhe për hapjen e një akua parku në të njëjtin vend.
Rregullimi i parkut të qytetit, rehabilitimi i deponive ilegale, pastrimi i rregullt i rrugëve, por edhe nevoja për të paktën një tualet publik në qendër të qytetit – këto janë gjetur në komentet në faqen tonë në Facebook.
Previous PostTRADHËTAR I SHQIPTARËVE DHE KUISLING: MUSTAFI ME AKUZA TË RËNDA NDAJ PAJAZITIT
Next PostSTOJANOVIQ: DIKUSH NUK DI TË NGOPET, QEVERISJA LOKALE PËR ÇDO LAVDATË