Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. dhjetor 2024. Konkursi për subvencione për fermerët shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë duhet të anulohet ndërsa nëse këtë nuk e bënë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH), këtë do ta bëjë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, thotë presidenti i KKSH, Nevzad Lutfiu. KKSH-ja nuk do ta bëjë këtë ndërsa se çfarë do të bëjnë do ta vendosin në marrëveshje me qeverinë e Kosovës.
Pas deklaratës së Këshillit lidhur me konkursin për subvencionimin e fermerëve nga Fondi i Kosovës, të hënën ka ardhur edhe përgjigja e ministrisë, ku kërkohet anulimi i konkursit, pasi vendimi për hapjen e tij është vlerësuar si i paligjshëm.
Bujanovaçke ka shkruar për reagimin fillestar të ministrisë më 21 nëntor.
– Ministria kërkon që të anulohet konkursi, e nëse ne nuk e anulojmë, Ministria do ta bëjë këtë me pretekstin se vendimi për konkursin është i kundërligjshëm, ne nuk e anulojmë vendimin ndërsa për hapat e mëtejshëm do të njoftoheni pas konsultimit me Qeverinë e Kosovë – ka njoftuar të martën Lutfiu.
“Serbia, e cila i shkel ligjet e veta kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve, po bën spastrim etnik”, theksoi ai ndër të tjera në njoftim.
Për subvencione për fermerët shqiptarë, qeveria e Kosovës ndau një milion euro, të cilat pritej të shpërndaheshin përmes konkursit të KKSH-së.
Megjithatë, ministria ndërhyri, duke treguar se këshilli i pakicës kombëtare mund të vendosë për çështje nga fusha e kulturës, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, realizimit të të drejtave kolektive të pakicës kombëtare për vetëqeverisje, ndërkohë që nuk ka juridiksion në fushën e bujqësisë.
Asokohe Këshillit të Shqiptarëve iu dha një afat prej tetë ditësh për të deklaruar se mbi çfarë baze ka bërë shpalljen e konkursit.
Konkursi është shpallur në fund të tetorit, për të cilin shkroi Bujanovaçke. Edhe Valon Arifi, aktivist nga Presheva, mendon se KKSH nuk është kompetente për bujqësi, i cili po ashtu ka protestuar kundër ndarjes së fermerëve për nga përkatësia kombëtare.
Reagimi i ministrisë pasoi një letër të Alternativës për Ndryshim, e cila shkaktoi reagime të furishme nga partitë e tjera shqiptare.