Bujanoc, 12. dhjetor 2024. Fëmijët e moshës shkollore me aftësi të kufizuara zhvillimore nga territori i komunës së Bujanocit kanë marrë të enjten nga komuna nga 50.000 dinarë. Ndihma u dha për 17 fëmijë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot është bërë pagesa prej 50 mijë dinarë për 17 fëmijë të moshës shkollore me aftësi të kufizuara zhvillimore nga territori i komunës sonë.
Ky është një hap i vogël por domethënës në përkrahjen e tyre dhe familjeve të tyre”, tha kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Ai shtoi se Komuna do të vazhdojë të punojë në krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.