QEVERIA E KOSOVËS DËNON SERBINË PËR SHKAK TË FERMERËVE SHQIPTARË

Bujanoc, Prishtinë, 11. dhjetor 2024. Qeveria e Kosovës dënon ndalimin e shpërndarjes së parave për fermerët shqiptarë në jug të Serbisë përmes konkursit të KKSH-së. Në emër të Qeverisë së Kosovës – e cila e ka financuar konkursin me një milion euro, lidhur me këtë është deklaruar Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndalur donacionin për subvencionimin e fermerëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky donacion, i nisur me kërkesë të KKSH-së, synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit”, thotë Bislimi.
Ai shton se komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara dhe më të varfra në Serbi, me shkallë të lartë të papunësisë, sidomos te të rinjtë.
“Serbia nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftojmë BE-në, OSBE-në, vendet e Quint-it dhe organizata të tjera ndërkombëtare që të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit të tyre kombëtar, kulturor dhe gjuhësor”, tha Bislimi.
Më 26 tetor, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) shpalli thirrjen për subvencione, të cilit iu përgjigjën 1178 fermerë.
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social të Serbisë më pas i kërkoi KKSH-së të anulojë konkursin. Arsyetimi është se KKSH nuk është kompetente për të zhvilluar një konkurs të tillë.
Më 10 dhjetor, ministria njoftoi se do taanuloj konkursin, nëse këtë nuk e bënë KKSH. Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu, tha se nuk do ta anulojë konkursin.
“Nuk e anulojmë vendimin, ndërsa pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të njoftoheni për hapat e ardhshëm. Serbia, e cila shkel ligjet e veta kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve, po kryen spastrim etnik”, tha të martën Lutfiu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *