Pajaziti sa američkim diplomatom

SHBA VAZHDON TA MBËSHTESË BUJANOCIN

Bujanoc, 12. dhjetor 2024. SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen për Bujanocin, tha kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, pas takimit me zëvendësambasadorin e SHBA-së në Serbi, Aleksandar Titolo, të mërkurën në Bujanoc. Pajaziti dhe diplomati amerikan u pajtuan se stabiliteti politik është çelësi i zhvillimit të Bujanocit.
-Mbështetja e SHBA-së është e garantuar. Mysafirët nga ambasada amerikane na siguruan se Bujanoci ka një vend të veçantë në agjendën e tyre. Kemi garanci se përkrahja do të vazhdojë në projekte të ndryshme të rëndësishme për komunitetin – tha Pajaziti.
Tema e bisedës, thotë Pajaziti, ishin ngjarjet politike, ekonomike dhe sociale në komunë dhe më gjerë.
“Ne u pajtuam që stabiliteti politik në Bujanoc është çelësi i zhvillimit të sferave të tjera shoqërore”, tha ai.
Ai shtoi se në bisedë ka theksuar shqetësimet për çështje si pasivizimi, mosnjohja e diplomave, integrimin.
Ai falënderoi, siç tha, për përfshirjen e deritanishme të SHBA-së dhe theksoi se është e nevojshme të vazhdohet kjo praktikë.
“Kemi prezantuar disa ide që do të mund të realizohen në periudhën e ardhshme dhe nga të cilat komuna jonë do të kishte përfitime të panumërta”, përfundoi Pajaziti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *