Bujanoc, 16. dhjetor 2024. Aplikimi për pension sipas kushteve të këtij viti është i mundur deri më 31 dhjetor. Pensionimi sipas rregullave që vlejnë këtë vit do të thotë se punësimi i tyre duhet të përfundojë jo më vonë se data 30 dhjetor, njoftoi sot Fondi republikan për sigurime pensionale dhe invalidore (FPSPI).
Kërkesa për pension dorëzohet jo më vonë se data 31 dhjetor, e cila mund të bëhet drejtpërdrejt në sportelet e Fondit, në mënyrë elektronike nëpërmjet sportelit elektronik, si dhe me postë si postë rekomanduese.
Paraqitja e një kërkese më 1 janar e më vonë nënkupton zbatimin e kushteve të vlefshme në atë vit, thuhet nga Fondi i PIO.
Femrat këtë vit mund ta përfundojnë jetën e tyre të punës në moshën 63 vjeç e 8 muaj, me minimumin 15 vite përvoj pune. Krahasuar me vitin e kaluar, kufiri është zhvendosur për dy muaj dhe do të vazhdojë deri në vitin 2032, kur kufiri për burra dhe gra do të jetë i barabartë.
Sipas ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, i ndryshuar në vitin 2014, parashihet që deri në vitin 2032, periudha kohore për pensionimin e grave të rritet për dy deri në gjashtë muaj, derisa të arrijnë kufirin e moshës 65 vjeç, transmeton Tanjug.
Pesëmbëdhjetë vjet përvojë pune për gratë mbetet një kërkesë e pandryshuar.
Ndaj, ligji parashikon një zhvendosje të kërkesës së moshës për gratë deri në vitin 2032, kur kushtet për të dyja gjinitë do të jenë të barabarta, 65 vjeç dhe të paktën 15 vjet përvojë sigurimi.
Përveç kësaj baze për pension pleqërie, të siguruarit e të dy gjinive mund ta ushtrojnë këtë të drejtë pasi të kenë mbushur 45 vjet përvojë pune, pavarësisht nga mosha e tyre.