Bujanoc, 18. dhjetor 2024. Ndërmarrja e shërbimeve komunale vijon me largimin e plehrave nga lokacionet ilegale nëpër qytet, ashtu siç është premtuar nga menaxhmenti i ri.
Po pastrohet pjesa e qytetit drejt lumit të Tërnocit, rrethina e ish-uzinës Jumko dhe e gjithë zona.
Foto: Po pastrohet pjesa pranë ish-uzinës Jumko
“Siç kemi premtuar, nuk do të lejojmë që në qytetin tonë të krijohen deponi të egra. Ne do të punojmë çdo ditë që qytetin tonë ta bëjmë më të pastër dhe të japim shembull për rajonin”, thonë nga Komunalia.
Komunalia po vazhdon me aksione. Që nga ardhja në krye të kësaj kompanie publike, menaxhmenti i ri tashmë ka larguar shumë plehra nëpër qytet.
Edhe tani ata po kërkojnë ndihmë nga qytetarët duke i hedhur mbeturinat aty ku është paraparë.
“Kërkojmë nga qytetarët që të na mbështesin në këtë mision të përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm”, apelon Komunalia.
KOMUNALI PO VAZHDON TË PUNOJ PËR NJË BUJANOC MË TË PASTËR
Bujanovačke18. Dec 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Related articles
BAZA E ASFALTIT DHE NDOTJA E MJEDISIT: NUK KA TEJKALIM TË LIMITEVE TË PARAPARA
Bujanovačke18. Dec 2024.