Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. dhjetor 2024. Komuna ka paguar 400 mijë dinarë për renovimin e zyrës së zëvendëssekretares të Kuvendit të Bujanocit, pohon Rahim Salihi, këshilltar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në opozitë. Ai ka kritikuar pushtetin e ri komunal pasi siç thotë ai nuk ka para për pagat e praktikantëve, fermerëve, sipërmarrësve e të tjerëve, por mesa duket ka para për kolltuqe.
– Bashkia nuk ka para, për pagat e praktikantëve, për fermerët, për sipërmarrësit, për shoqëritë kulturore artistike, për organizatat joqeveritare, për sportin, për qytetarët. Por, Komuna ka para për të rinovuar zyrat e zyrtarëve – thotë Salihi.
Ai ka publikuar një dokument që vërteton, siç thotë ai, se Komuna në tetor ka paguar 400 mijë dinarë për mobilie të reja për zyra.
Foto: 400 000 për mobilimin e zyrave, foto nga llogaria e Salihit në FB
– Vetëm për renovimin e zyrës së zëvendëssekretares së Kuvendit, komuna e Bujanocit ka lidhur kontratë në tetor dhe ka paguar 395.280 dinarë ose 3.379 euro. Për 8 “kolltuqe” janë paguar 168 mijë dinarë ose 1436 euro”, thotë Salihi.
Zëvendës sekretarja e Kuvendit është Milica Stojanoviq, anëtare e stafit të Grupit të Qytetarëve, Dr. Dejan Stojanoviq Meçe.