Ministarka prosvete Slavica Đukić Dejanović

MINISTRIA E KONFIRMON: NË PUSHIM DIMËROR PARA KOHE

Bujanoc, 19. dhjetor 2024. – Ministria e Arsimit i ka dërguar të enjten Qeverisë së Serbisë propozim që pushimet dimërore për shkollat fillore dhe të mesme të fillojnë në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e Serbisë, përkatësisht të martën më 24 dhjetor.
Ministria njoftoi sot: “Duke marrë parasysh rrethanat që ndikojnë në cilësinë dhe ruajtjen e procesit mësimor, si dhe interesin dhe të drejtën e nxënësve për arsimim, Ministria e Arsimit i dërgoi një propozim Qeverisë së Serbisë që pushimet dimërore për shkollat fillore dhe të mesme të fillojnë në të njëjtën kohë, në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, të martën më 24 dhjetor 2024. Sipas propozimit, gjysëmvjetori i dytë do të fillonte të hënën, më 20 janar 2025”.
Bujanovaçke ka shkruar më herët gjatë ditës së sotme për fillimin para kohe të pushimit dimëror, në prag të paralajmërimit të ndërprerjes së punës dhe të grevës së punonjësve të arsimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *