Učenici

SINDIKATAT E ARSIMIT PARALAJMËROJNË GREVË, MINISTRIA PUSHIMET DIMËRORE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. dhjetor 2024. – Përpara pezullimit total të punës në shkollat fillore dhe të mesme në Serbi më 20 dhjetor, në mbështetje të studentëve protestues dhe grevës ligjore që fillon javën e ardhshme, të enjten u shfaqën informacione jozyrtare se Ministria e Arsimit do t’i dërgojë nxënësit me pushime më herët. Spekulimet për përfundimin e hershëm të gjysëmvjetorit- më 23, në vend të 27 dhjetorit, kanë arritur edhe në gjimnazin “Sveti Sava” të Bujanocit, konfirmuan për portalin tonë nga Sindikata e Arsimtarëve të Serbisë.
Kjo sindikatë thotë se ende nuk dihet se sa anëtarë të kësaj sindikate dhe të sindikatave të tjera do të ndërpresin punën të premten në shkollën e Bujanocit.
-Presim një pezullim të pjesshëm të punës, do të ketë mësues që nuk do të punojnë, por edhe ata që do të punojnë, kjo është e sigurt. Shumica e anëtarëve tanë sigurisht që nuk do të punojnë, nuk dihet si është situata me sindikatat tjera. Tashmë ka dalë informacioni se nga 24 dhjetori do të jemi me pushime, kështu që gjithçka është kaotike – thotë bashkëbiseduesi ynë.
Në shkollën fillore “Branko Radiqeviq” në Bujanoc, disa mësimdhënës tashmë kanë paralajmëruar nxënësit që nesër të mos vijnë në shkollë, sepse nuk do të ketë mësim.
Kujtojmë se Sindikatat përfaqësuese të punëtorëve në arsim – Unioni i Sindikatës së punonjësve të arsimit të Serbisë, Sindikata e Arsimit të Serbisë, GSPRS “Nezavisnost” dhe Sindikata e Punëtorëve të Arsimit të Serbisë morën vendim që punonjësit e arsimit t ndërpresin punën më 20 dhjetor, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për studentët në luftën për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë. Njëkohësisht është bërë e ditur se në periudhën prej 23 deri më 27 dhjetor, arsimtarët do të hyjnë në grevë ligjore në territorin e tërë Serbisë për shkak të mosrespektimit të Protokollit të nënshkruar.
N1 raporton se Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim duke urdhëruar Ministrinë e Arsimit që të hënën më 23 dhjetor të përfundojë gjysmëvjetorin e parë, duke iu referuar burimeve nga ministria përkatëse.
Në konkluzionin e Qeverisë, në të cilin N1 kishte akses, thuhet se urdhërohet Ministria e Arsimit “të sigurojë që në përputhje me kompetencat e saj të përcaktuara me ligj, të organizojë pushimet shkollore dimërore për vitin shkollor 2024/2025. në të njëjtën kohëë për shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, në mënyrë që gjysmëvjetori i parë të përfundojë të hënën, më 23 dhjetor 2024, ndërsa gjysmëvjetori i dytë të fillojë të martën, më 20 janar 2025”.
Njoftimi për një pushim të mëhershëm vjen në kohën kur nxënësit e disa shkollave të mesme në Serbi po u bashkohen protestuesve në bllokada dhe protesta, siç raporton N1.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *