MINISTRE! KOHA ËSHTË PËR DORËHEQJE: LETRA E PROFESORIT NGA BUJANOCI

Bujanoc, 20. dhjetor 2024. – Zonja ministre Gjukiq Dejanoviq, ju mbetet vetëm të jepni dorëheqjen, thotë Miroslav Jociq, koordinatori lokal i PPS-së!
Jociq, i cili është edhe mësimdhënës në shkollën fillore të Bujanocit “B. Radiçeviq” është revoltuar me njoftimin se do të shkurtohet gjysëmvjetori i parë, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke. Qeveria e Serbisë pritet që sot të miratojë propozimin që pushimet në shkollat fillore dhe të mesme të fillojnë më 24 dhjetor.
Jociq, në një letër dërguar përmes portalit tonë ministres Slavica Gjukiq Dejanoviq, thekson se nuk ka asnjë “shpjegim të arsyeshëm” për këtë akt.
“Pa asnjë njoftim dhe shpjegim të arsyeshëm, doni të shkurtoni me forcë gjysmën e parë të vitit dhe kështu t’i vini në një situatë shumë të pakëndshme mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Si zakonisht, kur nxënësit luftojnë për të pasur sukses dhe për të përmirësuar notat e tyre, ju ua mohoni këtë të drejtë. Kontrollet e planifikuara me shkrim dhe me gojë nuk mund të zbatohen plotësisht”, thekson Jociq.
Siç shton ai, nuk ka kushte për dhënien e notave përfundimtare:
“Më në fund si dhe kur do t’i finalizojnë mësimdhënësit notat kur në Rregulloren e notimit thuhet se çdo notë përfundimtare duhet t’i shpjegohet individualisht secilit nxënës. A do të thotë kjo se nxënësit do të shkojnë me pushime të parakohshme pa nota përfundimtare? A është e gjithë kjo vazhdimësi e kolapsit të vazhdueshëm të arsimit?”, pyet ministrien profesori nga Bujanoci.
Siç thekson ai, “mendoj se tashmë është e qartë për shumëkënd” se çfarë fshihet pas vendimeve për pushimet e parakohshme:
“Është e qartë se për hir të qëndrimit në pushtet, me vetëdije apo jo, po qeshni përballë çdo qytetari të arsyeshëm të këtij vendi. Keni frikë nga studentët, tani edhe gjimnazistët, e keni humbur kontrollin dhe nuk jeni në dijeni për veprimet tuaja”, thotë komisioneri i Lëvizjes Popullore të Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *