PIJANECI REKORDMEN, NGISTE MAKINËN ME 3.04 PROMILË ALKOOL

Bujanoc, 20. dhjetor 2024. – Pijaneci rekordmen me timon në duar! Policia ndaloi një burrë në Surdulicë, i cili ishte duke vozitur me 3.04 promijë alkool në gjak.
Sipas njoftimit të policisë, rekordmeni në gjendje të dehur është një 28-vjeçar, i cili përveç 3.04 promijë alkoolit ka kryer edhe disa shkelje të tjera.
“Pjesëtarët e policisë rrugore të MPB-së në Surdulicë gjatë kontrollit në trafikun rrugor kanë ndaluar një vozitës njëzet e tetë vjeçar, që ngiste automjetin e tipit Ford, që nuk ishte regjistruar në regjistrin e unifikuar të automjeteveme, me 3.04 promilë alkool në trup, e as pa patentë shofer.”
Për shkak të vozitjes së dhunshme, shoferi ka “fituar” masën e paraburgimit dhe ndaj tij janë ngritur kallëzime përkatëse kundërvajtëse.
Me 3 ose më shumë promilë alkool në gjak, shfaqet një gjendje e ashtuquajtur stupore. Personi nuk e kupton se ku ndodhet. Mund të vie deri te humbja e papritur e vetëdijes dhe një zgjim më i vështirë nga kjo gjendje. Stupori (nga latinishtja stupera, i shtangur) është një gjendje mpirje e pothuajse të gjitha funksioneve të personalitetit, e shoqëruar me ngurtësi, letargji dhe amulli.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *