Policija Bujanovac

SHOFERË TË DEHUR PO BËJNË KËRDI NË TRAFIK, MPB DEL ME NJOFTIM

Bujanoc, 24. dhjetor 2024. – Shoferë të dehur enden rrugëve të rrethit të Pçinjës, tregojnë rezultatet e aksionit të policisë. Për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, policia rrugore në qarkun e Pçinjës për 6 ditë ka përjashtuar nga qarkullimi 74 drejtues automjetesh. 5 shoferë kishin më shumë se 2 promilë alkool ndërsa 13 u ndaluan në mbajtje nga policia.
Aksioni ndërkombëtar i kontrollit të përforcuar të trafikut është kryer në 31 shtete europiane, anëtare të organizatës ROADPOL (rrjeti i policisë rrugore evropiane).
“Gjatë aksionit janë ndaluar në ambientet zyrtare 13 drejtues mjetesh me mbi 1,20 promil alkool në trup, pesë prej të cilëve janë konstatuar se drejtonin mjetin me mbi 2,00 promil, që paraqet drejtim të dhunshëm. ” tha policia e DP Vranjë.
Gjatë aksionit, objektivi kryesor i të cilit ishin drejtuesit e mjeteve në gjendje të dehur, efektivë të policisë rrugore kontrolluan 2869 automjete dhe përveç shkeljeve të mësipërme, u zbuluan edhe 637 shkelje të tjera.
“Në funksion të festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe një numri të madh të festimeve, MPB apelon drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë automjetet nëse kanë konsumuar alkool apo substanca psikoaktive”, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *