PËRGJIGJE TEPËR E ULËT NDAJ VAKSINIMIT, DR PAVLLOVIQ: VAKSINA HPV ËSHTË SHUMË E DOBISHME

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25. dhjetor 2024. – Përgjigja ndaj vaksinimit kundër virusit HPV është katastrofike, tha të mërkurën, Dr. Daliborka Pavloviq – drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit Bujanoc, në seancën e Shtabit për situata të jashtëzakonshme. Ajo u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të përfitojnë nga rasti dhe të vaksinohen dhe në këtë mënyrë të ulin ndjeshëm rrezikun e sëmurjes.
– Përgjigje katastrofike, fatkeqësia është se sa pak njerëz janë vaksinuar deri tani. Në tre vjet, ne dhamë vetëm 40 doza, është vërtet shkatërruese. Ajo vaksinë është falas për të rinjtë, për të gjithë nga 9 deri në 19 vjeç, është kaq e rëndësishme të vaksinohen, ngase e ulë shumë rrezikun për t’u sëmurur ndërsa këtë e kemi theksuar shumë herë – theksoi drejtoresha.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se reagimi ndaj vaksinimit kundër virusit HPV që shkakton kancerin e qafës së mitrës në Bujanoc është jashtëzakonisht i dobët. Çdo vit në Serbi, rreth 1000 gra sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës dhe rreth 500 vdesin, gjë që e bën këtë lloj kanceri më të përhapurin në mesin e popullatës femërore.
Dr. Pavlloviq ka raportuar sot në Shtabin komunal se gjendja epidemiologjike në komunë është e stabile.
– Presim që gripi sezonal të përhapet, por grupet më të ndjeshme i kemi vaksinuar. Vaksinimi është ende duke vijuar, janë dhënë 1110 doza të vaksinës së gripit, kanë mbetur rreth 30 dhe u bëj thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga rasti dhe të vaksinohen – tha ajo.
Ajo kujtoi se ambulanca Covid-it është mbyllur dhe se virusi korona nuk është më një kërcënim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *