Dobrodošli u Bujanovac - Pajaziti i Salihi

“MIRË SE VINI NË BUJANOC” – SIMBOLI I RI I QYTETIT

Bujanoc, 5 janar 2025. – “Mirë se vini në Bujanoc” është mesazhi për instalimin metalik ndriçues të instaluar së fundi në zonën e këmbësorëve në qendër të Bujanocit. Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti dhe drejtori i Organizatës së Turizmit, Adem Salihi, të shtunën kanë lansuar dekorimin e ri të qytetit, që sipas kryetarit është prelud i një promovimi të madh të qytetit.
“Mirë se vini në Bujanoc” është një mesazh i shkruar në katër gjuhë – shqip, serbisht, rome dhe anglisht.
– Ky simbol do të jetë prelud i promovimit të Bujanocit dhe pasurive të tij turistike dhe kulturore. Gjithashtu, këto mbishkrime do të mirëpresin në vendlindje një numër të madh të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në diasporë – tha kryetari i komunës.
Siç tha ai, mirëseardhja vlen edhe për mysafirët që vizitojnë Bujanocin, qytet që ka zemër të madhe dhe ku duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre.
– Bujanoci, qytet që ju pret krahëhapur – ka përfunduar Pajaziti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *