Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 janar 2025. Në komunën e Bujanocit të gjitha rrugët janë të kalueshme, ka thënë të dielën në mëngjes nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme. Ali Aslani – kryeshefi i Shtabit, thotë se të shtunën për shkak të borës që ka rënë gjatë gjithë ditës është intervenuar në disa drejtime rrugore dhe se makinat e pastrimit do të vazhdojnë të punojnë edhe të dielën.
-Nuk ka fshatra të bllokuara nga bora. Deri në mëngjesin e sotëm nuk raportohet për ndonjë rrugë të pakalueshme. Të shtunën me kërkesën tonë janë pastruar rrugët Lluçan – Dobrosin, Lluçan – Letovicë, Tërnoc – Malërnoc, po ashtu është pastruar edhe rruga rajonale për në Breznicë – thotë Asllani.
Pritet që të dielën makineria për heqjen e borës nga rrugët të angazhohet në zonën e fshatit Muhoc.
-Do të dërgojmë edhe një makineri në rrugën Lilancë – Bogdanoc, tha Aslani pasi i përcollëm mesazhet e banorëve se edhe ajo rrugë duhet të pastrohet.
Për gjendjen në rrugët e komunës të shtunën ka folur edhe kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili tha se ekipet janë në terren dhe se po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve.
-Apelojmë për kujdes maksimal në komunikacion, si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve. Në këto kushte moti, siguria është një prioritet për të gjithë ne. Me përkushtim të përbashkët, jemi të bindur se do ta kalojmë me sukses këtë sfidë dimërore – tha Pajziti.
Sipas parashikimit, borë pritet edhe të dielën, ndërsa më herët Bujanovaçke kishte transmetuar paralajmërimin e dhënë nga Sektori për situata të jashtëzakonshme.