Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 janar 2025. (Foto screenshot N1) – Askush në Bujanoc nuk është ndalur dhe nuk ka mbajtur “15 minuta heshtje” për ata që vdiqën nën mbulojën e Stacionit të autobusëve në Novi Sad. Askush nuk i mbështeti studentët në protestën e tyre – publikisht, në rrugë, në një tubim.
Njerëz kanë dalë dhe po dalin edhe në Vllasotincë, Surdulicë, Brus, Vranjë. Ata kërkojnë shtet ligjor, institucione të pavarura, llogaridhënie. Ata po bëjnë homazhe për viktimat.
Në humbtëriat e kësaj zone serbe ka studentë, profesorë, mësues, gjimnazistë, veprimtarë, patriotë dhe qytetarë. Në Bujanoc, me sa duket jo. Dhe ku nuk ka qytetarë, thonë ata, ka të nënshtruar.
Thonë edhe se një pjesë e kësaj popullate të nënshtruarish rëndohet thjesht me ekzistencën, e shantazhuar, nëse jo e infektuar me apati. Thonë më mirë i rajë me rrogë se qytetar i lirë pa të, thonë edhe më mirë rajë se mercenar i huaj dhe tradhtar i vendit – që punon në shërbim të Kurtit, kroatëve, studentëve. Më mirë rajë se shkatërrues i shtetit, siç thonë mbrojtësit e pushtetit.
Lëreni ju këtë – askush, as një herë në Bujanoc, nuk ndalet, të hesht, ul kokën në orën 11:52 ose kurdo.
Departamenti në Bujanoc i Fakultetit Ekonomik të Suboticë është në ndërprerje të punës, por jo për meritë të studentëve nga Bujanoci, ngase vendimi është marrë në Suboticë.
Studentët nga Bujanoci janë me pushime.
Në pushime janë edhe profesorët, mësuesit, gjimnazistët, aktivistët dhe patriotë.
Bujanoci është në pushime, në apati të pashpallur.