Bujanoc, 14 janar 2025. Kopshti i fëmijëve në Bujanoc që nga mëngjesi i sotëm nuk ka ngrohje për shkak të një defekti në instalime. Drejtori Millovan Aleksiq u kërkon falje prindërve dhe kërkon që mos t’i sjellin fëmijët sot, nëse nuk është urgjente.
Siç thotë ai, gjatë natës ka plasur një tub në kaldajë.
“Ne kemi ngrohëse dhe kondicionerë, por kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Ndaj u kërkoj prindërve që sot mos t’i sjellin fëmijët. Ky është një defekt që nuk mund ta parashikonim. Teknikët po punojnë shumë për ta rregulluar problemin dhe e gjitha do të përfundojë brenda ditës”, tha Aleksiq për Bujanovaçke.