kosovo

POLICIA E KOSOVËS MBYLLË INSTITUCIONET E SERBISË NË JUG TË IBRIT

Bujanoc, Graçanicë, 15 janar 2025. (Foto: Kosovoonline) – Pas aksioneve në veri të Kosovës, Policia e Kosovës po i mbyll institucionet nga sistemi i Republikës së Serbisë dhe në jug të lumit Ibër. Policia të mërkurën bastisi dhe mbylli ndërtesat e autoriteteve të përkohshme komunale në Graçanicë, Fushë Kosovë, Lipjan… Mediat raportojnë se ndërtesat janë rrethuar me shirit të verdhë dhe punëtorët janë larguar nga vendet e punës.
Portali Kosovo-online raporton se janë mbyllur rreth dhjetë objekte.
Pas bastisjes, punëtorët lanë punën e tyre dhe zyrat postare u mbyllën.
Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Fushë Kosovës, Aleksandar Trajkoviq, ka konfirmuar për Kosovo Online se Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka bastisur postën në Fushë Kosovë dhe komunën.
Sinisha Gjorgjeviq, punonjës i Autoritetit të Përkohshëm të Prishtinës, ka theksuar se Policia e Kosovës ka bastisur objektin rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *