Protest u Bujanovcu

PROTESTA E PARË NË BUJANOC: “MË NUK DO TË HESHTIM, NUK DO TË NA SHKELNI”

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17 janar 2025. Sot për herë të parë studentët në protestë i kanë përkrahur edhe bujanocasit. Një grup prej rreth 20 qytetarësh u mblodhën në sheshin e qytetit ndërsa në orën 11:52 heshtën për 15 minuta, duke nderuar viktimat e rënies së tendës në Novi Sad më 1 nëntor.
Më të shumtët në mesin e tyre ishin mësuesit e SHF “Branko Radiçeviq”.

– Ne jemi këtu për t’i bërë nderimet tona viktimave në Novi Sad dhe për t’i mbështetur studentët – i thanë shkurt Bujanovaçkes.

Në vend të tyre flisnin pankartat që mbanin: “Nuk heshtim më, nuk do të na shkelni”, “Mua më vie turp, e ty?”, “Fli e qetë, oj botë, nuk është fëmija yt”, “OBRAZovanje se ne prodaje“ (ARSIMI nuk shitet), “Rëndësi ka edhe ku e mbyll gojën”, “Zgjohu se diçka po ndodh”, “BU – di hrabar“ (Bëhu trim).
Praktikisht deri në vetë tubimin nuk dihej se Bujanocasit do të dilnin në protestë, po të dihej ndoshta do të kishte më shumë njerëz. Pse nuk u njoftua më herët se do të kishte një tubim, vetëm s emund të supozohet. Gjithashtu nuk dihet nëse do të ketë tubime edhe ditën e shtunë si dhe ditët në vijim. Nisur nga disa komente në faqen tonë në FB, nuk duhet përjashtuar mundësia e tubiumeve të reja.
Gjatë tubimit nuk ka pasur provokime dhe gjithçka ka qenë e qetë.
Bujanovaçke kishte transmetuar drejtpërdrejt tubimin.
Iniciativa ProGlas u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë në protestën “Ndalu Serbi, qëndroni me studentët”, e cila u mbajt sot në ora 11:52 në disa qytete të vendit.
Për shkak të tentativës për vrasje të një studenteje në Beograd, mbrëmë janë mbajtur protesta në disa qytete të Serbisë. Më masivet ishin në Kralevë, Novi Sad, Zrenjanin, Nish dhe Kragujevc.
Tubimin qysh më herët kishin paralajmëruar një tubim më të madh të radhës – më 17 janar në ora 18:30, para Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) me qëllim që, siç thonë ata, edhe një herë të tërheqin vëmendjen për “raportimin joadekuat nga ky medium publik.”
Të enjten në mbrëmje, të gjitha teatrot në Beograd dhe disa teatro në qytete të tjera anuluan shfaqjet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *