Bujanoc, 20 janar 2025. – Ndihmë për familjen nga Levosoja! Bashkësitë lokale të fshatrave Levosoje dhe Llopardincë afër Bujanocit, u bëjnë thirrje afaristëve lokal që të ndihmojnë familjen Stojilkoviq nga Levosoja, e cila mbeti e pastrehë nga zjarri në natën e Krishtlindjes.
– Ndihma është e mirëseardhur si në para, ashtu edhe në materiale ndërtimi, mobilje, në çdo gjë që familja të strehohet sa më shpejt. Secili le të japë çfarë dhe sa të mundet, që sa më shpejt kjo familje t’i kthehet jetës normale – thonë nga bashkësia lokale.
Për Stojilkoviqin ndihma vjen çdo ditë, për të cilën Bujanovaçke raporton rregullisht. Bashkësitë lokale të fshatrave përreth kanë organizuar deri më tani aksione të shumta për mbledhjen e ndihmave. Ka edhe individë të shumtë që paguajnë para në llogarinë e Vukashin Stojilkoviqit.
Kujtojmë se shtëpia e kësaj familjeje, ku bën pjesë edhe një fëmijë një vjeç, është djegur më 6 janar dhe kanë gjetur strehim të përkohshëm tek një i afërm në fshatin fqinj.