Đaci, škola Sveti Sava

FILLON MËSIMI NË SHKOLLAT E BUJANOCIT, PA NDËRPRERJE TË PUNËS

Bujanoc, 20 janar 2025. – Nuk ka ndërprerje të punës në shkollat e Bujanocit në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, pas pushimit të parakohshëm të filluar më 24 dhjetor 2024. Mësimi në SHF “Branko Radiçeviq” dhe SH.M.

“Sveti Sava” sot po zhvillohet normalisht. Asnjë nga mësimdhënësit nuk e ka ndërprerë punën, orët e mësimit zgjasin 45 minuta dhe çdo gjë zhvillohet sipas orarit të caktuar – kanë konfirmuar për portalin tonë drejtueset e këtyre shkollave Gordana Zllatkoviq dhe Svetllana Manasijeviq.

Siç mësojmë, gjysmëvjetori i dytë ka filluar edhe në shkolla me mësim në gjuhën shqipe.

Ministrja e Arsimit Sllavica Gjukiq Dejanoviq u ka dërguar një letër drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në të cilën u bën thirrje të gjithë punonjësve në arsim që të bëjnë gjithçka së bashku që mësimi të fillojë rregullisht më 20 janar. Siç tha ajo, drejtorët janë përgjegjës për mbarëvajtjen normale të orëve, duke kujtuar se janë plotësuar të gjitha kërkesat e personelit arsimor.

Për dallim nga Bujanoci, situata në pjesën tjetër të Serbisë është ndryshe. Një pjesë e punonjësve të arsimit që nuk pajtohen me marrëveshjen e sindikatave përfaqësuese të arsimit me qeverinë e Serbisë, njoftuan se sot, në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, do të ndërpresin punën në shkollat fillore dhe të mesme në mbarë Serbinë.
Në Beograd është paralajmëruar një protestë në orën 11:00. Në Novi Sad tubime të mbështetjes së prindërve për mësuesit nëpër shkolla, shkruan N1.

Punonjësit e shkollave, të cilët deklaruan se do të ndalojnë punën njëditore, përmendën si një nga arsyet mbështetjen për protestat dhe kërkesat e studentëve.

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Arsimit të Serbisë, e cila nuk ishte në mesin e katër sindikatave përfaqësuese që negociuan me qeverinë për rritjen e pagave, është një nga ato që bëri thirrje për ndërprerje të punës dhe sipas deklaratave të tyre nuk do të ketë mësim në rreth 35 për qind e shkollave.
Për momentin nuk dihet numri i saktë i shkollave në të cilat do të ketë ndërprerje të plotë të punës, si dhe ato në të cilat mësimi do të jetë i pjesshëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *